Paloka gënjen duke përdorur fatkeqësitë familjare për politikë, nxjerr 'provat': Më vdiq vajza e tezes nga COVID, por s'e regjistruar si të tillë (por rasti u raportua publikisht)

Paloka gënjen duke përdorur fatkeqësitë familjare për politikë, nxjerr 'provat': Më vdiq vajza e tezes nga COVID, por s'e regjistruar si të tillë (por rasti u raportua publikisht)

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas Bashës, ka akuzuar qeverinë se po fsheh numrin e personave që humbin jetën si pasojë e COVID-19. Në 'provat' në fjalë dhe denoncimin që bën Paloka, është rasti i gocës së tezes së tij, pedagogia e Ekonomikut, e cila humbi jetën nga COVID-19 dhe rasti u bë publik në të gjitha mediat. Por për Palokën rasti është fshehur dhe nuk është regjistruar si viktimë e COVID duke bërë që qeveria sipas tij të manipulojë shifrat me numrin e viktimave.

Se si mund të fsheh Ministria e Shëndetësisë një rast të tillë që u bë publik në të gjitha mediat e vendit, vetëm Paloka e di, i cili duket se e ka humbur anën e tij njerëzore duke përdorur për politikë edhe fatkeqësitë familjare vetëm të për goditur kundërshtarin, që në fakt është edhe një 'provë' gënjeshtër gjithashtu.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

‘Nuk kam menduar ndonjëherë se do me duhet te përmend publikisht fatkeqësitë familjare sepse ne fakt i kam neveritur dhe i neverisë ato qenie politike qe abuzojnë dhe me familjaret e tyre duke i përdorur publikisht për interesa politike siç bëjnë rëndom mostrat e “rilindjes”. Po nuk mund te hesht ne këtë rast, përballë pafytyrësisë kriminale te kësaj qeverie. U bene sot disa deklarata për te kundërshtuar denoncimin e Bashës ne “Opinion”, se qeveria po fsheh numrin e viktimave te Covid-19. Një here u rreshtuan me urdhër partie zyrtaret QSUT e me pas dhe ministria. Te dyja deklaratat e prodhuara nga e njëjta dore u bene ne emër te mjekeve te cilët kinse i paska sulmuar Basha.

Qe këtu fillon pafytyrësia dhe e atyre qe mbajnë diploma mjeku, kane bere dhe betimin e Hipokritit po ne fakt bëjnë hipokritin e janë vene ne shërbim te partisë per te mbajtur karrigen e zyrtarit ku i ka ulur partia.

As Basha , as ndonjë tjetër nga PD nuk ka sulmuar ndonjëherë mjeket, përkundrazi kemi shprehur mirënjohje dhe kemi kërkuar gjithë kohen qe atyre t’ju krijohen kushtet, lehtësitë e t’ju jepet shpërblimi i duhur për sakrificat qe po kalojnë ne këtë situate.

Te perdoresh disa zyrtare qe ne “emer te mjekeve”dalin te mbrojne qeverine per aktet e saj kriminale , me e pakta eshte pafytyresi. E permenda me lart qe ndjej neveri per ata qe familjaret i perdorin publikisht per interesa politike , per kete arsye kam heshtur deri sot. Po tani nuk mund te hesht me.

Brenda pak ditesh une humba dy njerez te dashur te rrethit tim familjar . Nje prej tyre , ai i pedagoges Irena Bogdani, u be publikisht i njohur , jo prej meje po per faktin qe Irena ishte e njohur dhe e vleresuar ne profesionin e saj.

Irena ishte vajza e tezes time dhe humbi jeten ne spitalin infektiv prej Covid-it .

Une dhe nje here dua te falenderoj ata mjeke e personel mjekesor qe u kujdesen per te deri ne fund. I falenderoj dhe personalisht disa prej tyre qe u impenjuan pavarsisht se nuk e kishin ne ndjekje direkte.

Po une jam i bindur qe asnje prej atyre mjekeve qe e ndoqen dhe e mjekuan per Covid, nuk e di qe Irena nuk rezulton te kete humbur jeten nga Covidi ne asnje dokument e komunikate zyrtare. As ne komunikatat e perditeshme te ministrise e as ne shifrat zyrtare te qeverise…E pra kur fshihet nje rast i tille, cfare ndodh me qytetaret e tjeshte?

Nuk po merrem me rastin e xhaxhait qe u mjekua ne shtepi dhe humbi jeten po ne shtepi, se jam i bindur qe as nuk behet fjale ta kene shenuar ne ndonje dokument zyrtar.

Atehere kush genjen, ne qe i kemi fatkeqesite ne familjet tona, (e ketu nuk e kam vetem per vete, po per gjithe ata shqiptare te tjere qe nuk kane mundesi te shprehen) apo ata qe me pafytyresi kriminale vazhdojne ti sherbejne rregjimit me ç’njerzor qe kane njohur shqiptaret ne keto 30 vjet?!

Monstra qe vetem pamjen keni njerezore!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 20/11/2020 23:21

    Po ky thuthuqi ka lene leket ne poker dhe del ba tellallin per te marr naj shperblim se i duhen per loje thuthuq ti je vetem per supe per tjeter ti sba ty dhe gruan ta kurdis komshiu hapi syte Goni jam o pallosh

    Përgjigju
  • Ela: 20/11/2020 22:30

    Edhe pse jam e majte, kjo eshte shume e vertete. Jo se mjeket fshehin gje, por Rama e ka sh merak te tregoje sa te uleta i ka nr e infektimeve dhe vdekjeve. Ben vetem 2000 teste ne dite dhe 30% dalin te infektuar. Shumica nuk testohen fare se eshte e veshtire ta sigurosh apo se e neglizhojne e nuk identifikohen. Testimi eshte gjeja me e rendesishme, po te donte qeveria u vinte nje tavan laboratoreve private e jo ti lejonte te vinin 100 euro cmimin. Jashte shqiperise testimet po i bejme falas kudo.

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALS: 20/11/2020 22:22

    Shikoni sa i ulët është pazari i partis qenef wc publike që qelbet er pd. Shikoni bixhozxhiun tathi i thupës është i imi. Ky palaço me emrin edi paloqe dhe me familjen e tij në një fatkeqsi natyrore siç është koviti 19 ky gënjen e bën politik pise e era qelbësir sic vin të gjith kto jashqitjet e pd. Po do ta merni përgjigjen o jashqitjet e kombit Shqiptar në 25 prill.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/11/2020 22:16

    Qfar ironie, qfar mjerimi janë këta njerëz....

    Përgjigju
  • Lexuesi: 20/11/2020 21:29

    Filluan prap keta si me babalen..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat