Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një statusi në Facebook i ka kthyer përgjigje reagimit të deputetes socialiste Vasilika Hysi. Paloka e ka akuzuar Hysin se bën rolin e naives dhe është mjet që përdoret në dorën e kryeministrit Rama kur çështja është diskredituese. Paloka shkruan se ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me ndryshimin e nenit të ekstradimit, sot e ka mbrojtur Vasilika Hysi.
Postimi i plotë i Palokës:
"Dy “avokate” perdor Rama , per aferat e pashpresa qe qelbin dynjane; ta pafytyrin ne krye te grupit dhe “naiven” nenkryetare Parlamenti.
Atehere kur e kupton se ceshtja eshte vertete e nxehte dhe e ndyre , aq flagrante sa cdo “mbrojtje” thjesht te diskretiton, perdor pafytyresine e Balles qe nuk ka asnje problem, madje perdoret me kenaqesi ( fundja karriera e tij aty eshte bazuar).
Kur ceshtja eshte edhe me diskretituese, sa as Balla nuk e merr persiper, perdor “naivitetin” e Vasilikes.
Sot Xhafajn e ka mbrojtur Vasilika..."
Lajmi kryesor: