Lindja e Krishtit na kujton historinë, sakrificën dhe shpresën, na kujton “Betlehemin e gjallë”, që Hajmeli e sjell në skenë me mjeshtri edhe pse të gjithë janë aktorë amatorë.
250 besimtarë katolikë, banorë të fshatrave Hajmel, Nënshat dhe Dheu i lehtë në bashkinë Vau i Dejës improvizuan lindjen e Krishtit ku secili aktron nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë– rrahjen e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, krijimin e kandilëve të dritës, mprehjen e shpatave, apo mjekimin e plagëve të të sëmurëve.
Nën kujdesin e Etërve Kapuçinë të Dioqezës së Sapës, ata ofruan për vizitorët pamje mahnitëse, ku spikasin veshja, traditat dhe loja e bukur aktoriale. I gjithë ky organizim sjellë një mesazh te madh paqeje dhe dashurie…
“Betlehemi i gjallë” në natën e parë u vizitua nga 2 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe shqiptarët e trevave në Kosovë e Mal të Zi.
“Betlehemi i gjallë” do të shfaqet sërish në datat 26 dhjetor dhe 2 janar 2025 në fshatin Hajmel të bashkisë Vau i Dejës.
Gezuar VELLEZER... ju lumte! Krenar per ju.
PërgjigjuInshallah te hiqni dore nga traditat barbare giakmarrse
PërgjigjuFantastike si ide dhe realizim!
PërgjigjuLavdi Në Jetë Të Jetëve, Jezu KRISHTIT Madhështor!
PërgjigjuJezus Krishti Emanuel, Zoti me ne!