Pamje që po bëjnë xhiron e botës, fotografi me sandale 'përballë' vullkanit në Hawaii/FOTO

Pamje që po bëjnë xhiron e botës, fotografi me sandale 'përballë' vullkanit në Hawaii/FOTO

Fotografi duke filmuar vullkanin Kilauea në Hawaii

Një burrë i veshur me pantallona të shkurtra dhe sandale është parë të shtunën, duke shkrepur fotografi të “detit” të llavës që ka përfshirë zonën e gjelbëruar në Puna të Hawait. Ai mendohet të jetë fotograf, dhe ka realizuar një set fotografik.

Shpërthimi i vullkanit në Hawai është bërë edhe më i rrezikshëm, pasi shkrirja e gurëve dhe llavës në oqean ka bërë që të lirohen gazrat që janë shpërndarë në ajër dhe re të zeza.

Vullkani Kilauea filloi të shpërthej dy javë më parë, dhe si pasojë qindra shtëpi janë djegur dhe mijëra banorë janë detyruar t’i braktisin pronat, dhe re të zeza hiri dhe tymi kanë vështirësuar trafikun ajror.

Ai ka rrezikuar jetën që të realizojë një set fotografik me të cilin ka dokumentuar rrezikun dhe dëmet që po i shkakton llava e vullkanit Kilauea. Llava është zgjeruar në 24 kilometra dhe është duke u derdhur në oqean në pjesën jugore të gjirit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)