DURRES-Ky është imazhi në Audin S8, 50 sekonda pas atentatit që iu bë në Mbikalimin e Sukthit.

Në timon ndodhet Juxhin Dauti kurse pasagjer ka qenë Ervin Dalipaj. Sic e shihni dhe në foto, trupat e përgjakur ndodhen ende në makinën e shpuar nga plumbat. 

Ekspertiza në vendgjarje dëshmoi se mbi Audi u qëllua me 32 plumba në afërsi të mbikalimit të Sukthit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës nga një makinë ngjyrë e zezë pa targa.

dalipaj sukth vrasja foto brenda makines
(Trupat e Juxhin Dauti ne timon dhe Ervin Dalipaj, pasagjer, i rene mbi Dautin pas atentatit vrases)

vrasja sukth

[gallery]21982[/gallery]
Shënjestra Dalipaj pritet dëshmia e Ergys Hoxhaj
Report Tv mëson se objektivi i atentatit mafioz një ditë më parë në Sukth ka qenë Ervin Dalipaj ish-Shefi Krimit Ekonomik të Tiranës i cili prej Janarit 2016 ishte person në kërkim për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Atentati ndaj Dalipaj e Dauti është kryer për larje hesapesh mes grupeve rivale sqaruan të njëjtat burime nga grupi hetimor.
 
Hetuesit kanë rindërtuar skemën e ekzekutimit të Dalipajt në Audin ngjyrë gri model S8 i cili në afërsi të mbikalimit të Sukthit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ka rënë në breshërinë e plumbave të qëlluar nga një makinë ngjyrë e zezë pa targa.


 
Për mbledhjen e provave të cilat do të çojnë në identifikimin e autorëve policia ka shoqëruar 18 persona ndërsa në kërkim është shpallur pronari i mjetit Audi S8 me targë AA 111 OI i identifikuar si Ergys Hoxhaj 33 vjeç.
 
Sipas grupit hetimor, Policia ka kryer kërkime dhe në banesën e Hoxhajt, por nuk ka mundur ta gjejë atë.

Aktualisht ai është konsideruar nga grupi hetimor si personi që pritet të japë të dhëna të rëndësishme për hetimin mbi mjetin me të cilën lëvizte Dalipaj. Ky mjet sipas hetimeve rezulton se një ditë më parë ka rinovuar siguracionin me vlefshmëri 1 vit në emër të Ergys Hoxhaj.
Deri në gjetjen e Hoxhajt hetuesit nuk kanë të dhëna se prej sa kohësh Dalipaj udhëtonte në këtë automjet i cili ditën e djeshme drejtohej nga Juxhin Dautaj.
 
Të shoqëruar për këtë ngjarje janë 18 persona ndërsa dhe si prova material blutë e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë kanë mundur të sekuestrojnë 1 armë pistoletë që ndodhej brenda mjetit dhe dyshohet se mbahej për vetëmbrojte nga Dalipaj, 32 gëzhojë kallashnikovi, një sasi prej 4 mijë euro dhe disa telefona celular që po ekzaminohen për të zbardhur kontaktet e Ervin Dalipajt.
 
Prej disa muaj Ervin Dalipaj qëndronte i fshehur në disa banesa mes Tiranës dhe Durrësit ndërsa ai ishte shpallur në kërkim si person i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Collakut ngjarje për të cilën gjykohej në mungesë pranë krimeve të rënda.

Por me precedente penale rezultonte dhe Juxhin Dauti, i cili u akuzua ne vitin 2012 se vrau shokun e femijerise.

Video/Makina Ervin Dalipaj  u testua për gara në Gjermani