Disa imazhe të pazakonta që mund të prekin ndjeshmërinë vizuale të shumë personave, vinin nga ritualet myslimane me prerje e përgjakje të trupit, për të shënuar Ditën e Ashures në Irak.

Myslimanët në Irak kryen ceremoninë vetë-lënduese në tempullin e Imam Ali në Najaf, për të shënuar ditën e Ashures, dita e nëntë e Muharramit, në muajin e parë të kalendarit islamik.

Për myslimanët shiitë Ashura është një event madhor fetar ku besimtarët kujtojnë rënien e martirit Husain Ibn Ali al-Husein, nipi i Profetit Muhamed, i cili vdiq në betejën e Karbala në vitin 680.

Aktet e prerjes e përgjakjes konsiderohen si një mënyrë e larjes së mëkateve nga ata që kryejnë ritualin. Pamjet e marra në Najaf, Irak, tregojnë një grup myslimanësh shiitë me veshje të bardha që kryejnë prerje në kokat e tyre për të lejuar që gjaku të rrjedhë poshtë përgjatë trupit.

Ndërsa të tjerë njerëz të veshur me të zeza, qëndrojnë anash grupit më të madh, duke i ndihmuar të përgatiten për ritualin.

Në disa pamje shihen gjithashtu ndihmesa që mbajnë veshje dhe shishe uji në rast se të prerët kanë nevojë për ndihmë.