KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur u ekzekutua ndërtuesi Eduart Reçi. Në pamje shihet momenti kur Reçi ka dalë në oborrin që ndodhej mes shtëpisë së tij privat dhe pallatit që kishte ndërtuar vetë. 52-vjeçari pasi qëndron pak minuta në këmbë duke parë në telefon shembet menjëherë në tokë.

Pamjet e kamerave të sigurisë mbajnë orën 22.39 minuta të datës 13 nëntor kur pasi ishte vëzhguar për 5 ditë me radhë autorët gjetën momentin dhe me një plumb në kokë vranë ndërtuesin në sheshpushimin e pallatit përballë Fakultetit të Filologjisë në Tiranë në krah të parkut të liqenit.

Sot Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për oficerin e policisë së Komisariatit nr.2, Shkëlqim Dukaj dhe vëllain e tij Florian Dukaj të arrestuar për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reci. Burimet për Report Tv thanë se i dyshuari kryesor, Shkëlqim Dukaj, polic në Komisariatin nr 2 në Tiranë, nuk ka pranuar të japë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen. I vëllai Florian Dukaj, ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit. Policia thotë se ka prova që i implikojnë dy vëllezërit si autorë.

 Nga zbardhja, mësohet ishte efektivi Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që ka qëlluar mbi 52-vjeçarin me origjinë nga Dibra që vite më parë kishte qenë edhe pjesë e shërbimit informativ shtetëror. Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Dukaj 45 vjeç e ka ndihmuar.

Shkak dyshohet se ishte një pallat që viktima, Eduart Reçi planifikonte të ndërtonte në një zonë për të cilën dy autorët nuk kanë qenë dakord, si pronarë të një godine pranë vendit të ngjarjes. Në kontroll të lokalit dhe banesës së dy vëllezërve policia ka gjetur një armë zjarri, gjashtë objekte cilindrike të ngjashme me silenciatorë, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike që dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cadra pistolet: 26/11/2024 16:38

    Shpesh ndodh qe keta te ashtuquajtur “biznesmen ndertues” nuk jane gje tjeter vecse krimele ordinere.

    Përgjigju
  • Gani: 26/11/2024 14:41

    Ky dibrani kishte pushtuar gjithe zonen aty dhe doni merrte pronen edhe vellezerve Duka. Ma sa di dhe kuptoj e ka pas hak plumbin. Prona eshte e shejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë