Pamjet e transformimit të Aneksit të Bibliotekës Kombëtare, Ministria e Kulturës: 28.5 mln lekë për 2 fazat e para të punimeve! Drejtori Misha: Nxjerrim nga thasët libra me vlerë të jashtëzakonshme

Në hyrje të objektit qëndron i afishuar projekti fitues... Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, prej fundvitit 2020, kur u lajmërua rikonstruksioni, ka pësuar transformime të dukshme... Pamjet ekskluzive të “Report tv” sjellin një panoramë të ecurisë së punimeve...

Faza e parë e rikonstruksionit, së cilës iu dedikuan 14 milionë lekë nga buxheti i shtetit, duhet të kishte përfunduar, por “ngecja” në kohë, sipas Shefit të Kabinetit të Ministrisë së Kulturës pritet të marrë fund në javët në vijim.

“Është e vërtetë që kemi pasur disa vonesa. Kjo nuk vjen për shkak të problematikave të momentit, por vjen edhe për shkak të situatës së pandemisë botërore. Pasi  lidhur me materialet porositëse, shumica e të cilave merren nga jashtë ka pasur vonesa në marrjen e tyre, e si për pasojë ka pasur vonesa në implementimin e projektit”, thotë Ergys Sefa, Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Kulturës.

Në Buxhetin e miratuar nga Qeveria për vitin 2022, është përcaktuar edhe vlera për fazën e dytë të punimeve.

 “Qeveria shqiptare për vitin 2022 ka miratuar edhe fazën dy të investimit. Faza dytë do të kushtojë 14.5 milionë lekë, kryesisht bëhet fjalë për sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, si dhe sistemin e kamerës të të gjithë zonës së Aneksit të Bibliotekës”. Është një sistem që është pak më i veçantë se sa godinat e tjera, për shkak se mbrojtja nga zjarri për shembull në biblioteka nuk kryhet nëpërmjet ujit, por nëpërmjet gazit, sepse uji dëmton librat. Por përveç kësaj ministrja Margariti ka mundur të sigurojë me fondet e bashkimit Europian edhe një financim nëpërmjet programit ‘Youth Culture’ për blerjen e pajisjeve të ndryshme për digjitalizimin e Aneksit të Bibliotekës”, vijon Sefa.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha e konsideron rikonstruksionin e Aneksit si një lajm të mirë për institucionin e librit dhe shpjegon për televizionin se si do të funksionojnë hapësirat e rinovuara.

“Aneksi i Bibliotekës Kombëtare do të sjellë një model të ri bibliotekar. Njëkohësisht do të rivlerësojë një fond mjaft të rëndësishëm, fondin e atyre librave që kryesisht kanë qenë të sekuestruara pas Luftës së Dytë Botërore, që janë libra me mjaft vlerë. Këto libra deri më sot kanë qenë të mbyllura në kuti apo në thasë dhe me përfundimin e punës do të vihen në dispozicion të publikut”, tha Misha.

Faza e dytë e punimeve, siç bën me dije Ministria e Kulturës, do të përfundojë brenda vitit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja