Britani – Qeveria e Britanisë së Madhe ka  ndërmarë një fushatë shokuese për të penguar shoferët që të konsumojnë alkool gjatë kohës që janë në lokal. Fushata ka të bëjë pikërisht me pasqyrat që ndodhen në tualetet e lokaleve.
 
Gjatë kohës që njerëzit shkojnë në tualet dhe shikojnë veten e tyre në pasqyrë, papritur aty shfaqet një manekin i gjakosur dhe pasqyra e thyer, që do të thotë se gjatë një aksidenti kjo është pamja reale e personave të aksidentuar.
horror
Synimi i kësaj fushate është ndërgjegjësimi i shoferëve për të mos abuzuar me alkoolin gjatë kohës që janë në timon. Kjo video që shfaqet në pasqyrat e tualeteve ka shkaktuar ndikim të madh te këta njerëz, ku disa prej tyre janë lemerisur nga pamjet.

horror

(v.gj/shqiptarja.com)