PAMJET/ Karambolohen dy makina në Qafë Thanë, plagosen 2 shoferët dhe 3 pasagjerët

Pogradec- Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme dhe këtë herë në aksin problematik të Qafë Thanës. Bilanci i karambolimit të dy automjeteve është 5 persona të plagosur.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 12:00, në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Një nga makinat e aksidentuara

Nga hetimet paraprake rezulton se automjeti tip "Volksëagen", me drejtues I. R., është përplasur me automjetin e markës "Benz", me drejtues shtetasin P. G.

“Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë (në makinën e parë), të cilët po marrin mjekim në spital”, tha policia vendore. Gjendja e tyre njoftohet se është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Vendi ku ndodhi aksidenti rrugor

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe ai i ekspertëve të Qarkullimit Rrugor, që po punojnë për sqarimin e rrethanave, dinamikës dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit nëpërmjet ekspertimit autoteknik.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri5: 08/08/2024 05:14

    Ore shikoni vajin qe hedhin legenat neper asfalt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin