Një nga zonat e tragjedisë së tërmetit në Durrës ishte edhe hoteli 'Mira Mare' në qytetin bregdetar nga rrënojat e së cilit u nxorën të pajetë dy trupa. Trupi i parë që u nxor ishte Eviola Broshka 28-vjeçe që banonte në Tiranë te zona e Astirit ku iu prish banesa, ndërsa punonte si balerinë në hotelin 'Mira Mare' në Durrës.

Ndërkohë që viktima e dytë që u nxor ishte Sotiraq Misha 41-vjeç, që punonte barist. Report Tv sjell pamjet nga lart ku ka qenë hoteli që tashmë është kthyer i gjithi në gërmadha nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi vendin me epiqendër pikërisht në Durrës. 

Mbi rrënoja e hotelit në lagjen nr. 13 në zonën e plazhit është vendosur flamuri kuqezi që valëvitet në një ditë të shënuar si ajo e Pavarësisë, por në vend tragjik që shënon një nga momentet më të vështira të kombit.