Pamjet me dron të protestës së sotme të opozitës treguan një panoramë tjetër gati indinjuese, sesi një grusht i vogël njerëzish ‘marrin peng’ për 3 orë kryeqytetin, duke paralizuar të gjithë trafikun dhe krijuar kaos.
Duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara ekskluzivisht nga REPORT TV nga sipër me dron, deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar ashpër, duke e dënuar këtë akt të opozitës ndaj Tiranës në prag festash, që ai e cilëson si “urrejtje ndaj kryeqytetit”.
“Vuajtja e Tiranës, një ditë para Krishtlindjes! Rruga e Elbasanit, Tiranë! Mijëra njerëz-qytetarë në lirinë e tyre, të bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti!”, shkruan Braçe në postimin e e tij në rrjetin Instagram, duke e ilustruar me pamjet e transmetuara nga Report TV.
Postimi i deputetit Erjon Braçe