LEZHË- Kanë përfunduar punimet për qendrën pritëse të refugjateve që do të vijnë nga Italia në portin e Shëngjinit. Report Tv sjell pamjet me dron të objektit i cili është bërë gati, nga ku edhe do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Melonit dhe kryeministrit Edi Rama.
Qendra është marrë në dorëzim nga autoritetet italiane. Meloni do të zhvillojë sot vizitë në Shëngjin dhe në Gjadër për të parë finalizimin e marrëveshjes që firmosi me homologun Edi Rama nëntorin e kaluar.
Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës, pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur tashmë oficerë të policisë italiane.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.
Protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është çuar përpara mes shumë debateve dhe kontestime nga politika dhe opozitat e të dyja qeverive.
Në vendin tonë, opozita e ka cilësuar si anti-kushtetuese me pretendimin se cenon integritetin territorial të vendit, ndërsa në vendin fqinj është folur për shifra të fryra që do të rëndojnë në buxhet, pa zgjidhur problemin real të emigrantëve të paligjshëm.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
nuk duheshin bere afer detit,,,te ishin ne vende te izoluara...
Përgjigjuaty as 10 lope num i merka, shalqini omel meloni paska ardh me e bo nja 5 her me ramen me duket ????????????????
PërgjigjuPo çfarë janë këto kampe përqendrimi që do i përdorni për skllevër? Kur të mbushen plot ku do i çoj Meloni të tjerët? Apo do të mbushni Shqipërinë plot me kampe përqendrimi?
PërgjigjuNGRINI MORE HOTELE DHE RESORTE,,,,QE TE NA VIJE E GJITHE EUROPA KETU,,,C"JANE KETO KAMPE REFUGJATESH,,TURP,,,NE DUAM TURISTE,,JU NA SILLNI JEVGJ E ARIXHINJ,,PER QEJFET E MELONIT...
PërgjigjuBurgu shen Gjinit
PërgjigjuPulari