Tirana si kurrë më parë. REPORT TV sjell pamjet me dron nga kryeqyteti që është gdhirë dhe vijon që të jetë mbyllur i gjithë brenda në shtëpi nga frika e koronavirusit. Pas urdhrit për nisjen e shtetrrethimit që nisi mëngjesin e sotëm në orën 06:00 rrugët e Tiranës janë thuajse bosh të gjitha sikur duket edhe nga pamjet e xhiruara nga lart me dron pasditen e sotme nga Report Tv, teksa shfaqet diku ndonjë makinë, më së shumti furgona për furnizime dhe të tjera të autorizuara dhe ndonjë qytetar që ka dalë për të blerë ushqimet.
Ka edhe njerëz që lëvizin në këmbë për të shkuar në punë ose që nuk i janë bindur urdhrit, por të pabindurit janë shumë të paktë në numër. Pjesa tjetër janë ngujuar të gjithë në shtëpi. Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' dhe rrugët tjera që cdo ditë tjetër gumëzhinjë sot i ka kapluar qetësia absolute. Në rrugë më së shumti që shfaqen janë postblloqet dhe efektivët e policisë.
Rrugët e Tiranës sot kanë qenë bosh për shkak se njerëzit janë ndërgjegjësuar duke qëndruar brenda. Por ka pasur edhe prej atyre që kanë thyer rregullin duke dalë për ecje nga liqeni, por jo në grup. Në pamjet me dron nga lart, duken pak çifte që kanë dalë në shëtitje, por në distancë nga njëri tjetri.
Një pamje që ngjan pak a shumë me Wuhanin, ku ishte epiqendra e koronavirusit, apo me Italinë tashmë izoluar totalisht, por jo! Kjo video me dron është Zhiruar në Tiranën, tashmë të boshatisur. Tek- tuk mund të shohim njerëz që lëvizin në këmbë duke shkuar në punë, e ndërsa që pas urdhrit të djeshëm, edhe qarkullimi i makinave është shumë i pakët. Një pamje e rrallë kjo për kryeqytetin, ku trafiku i rënduar ishte shndërruar në një përditshmëri për banorët e kryeqytetit, që vjen si rezultat i një gjendje të jashtëzakonshme që po kalon vendi.
Në 1 minutë video të regjistruar në unazën e këtij qyteti, pranë urës së ish-bllokut janë parë të qarkullojnë rreth 10 automjete, pjesa më e madhe e tyre furgon. E njëjta panoramë paraqitet edhe në zonën e Komunës së Parisit.