Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, vijon që të qëndrojë i hapur për të 28-tin vit radhazi Panairi i Librit.
Në stendën e panairit këtë vit shkrimtarja Rita Petro ka sjell librin e saj më të ri ‘Poema e mungesës’, për të cilin tha se ka pasur interes që të blihet nga të gjitha moshat.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Petro tha se poema është shkruar në formën e një romani në vargje.
‘Panairi ka qenë mbreslënës këtë vit, sepse ka sjellë shumë lexues, nga lexuesit më të vegjël deri tek të rritur dhe studentë, sepse ne i kemi të gjitha zhaneret e librit. Edhe interesi ndaj autorëve shqiptarë është rritur shumë, por edhe autorëve të rinj i kemi dhënë një rëndësi të madhe. Po rritja e interesit për autorët shqiptarë është një gjë e mirë.
Libri im ‘Poema e mungesës’, është një libër që e kam mbajtur gjatë në mendjen time dhe interesi i të gjitha moshave është i madh, është e rëndësishme kur shkruajmë që të prekim shpirtin dhe zemrën e atyre që lexojnë. Flitet për një dashurinë dhe një çifti që ka zgjedhur shtegun më të sigurtë, shtegun e dashurisë. Ka tema shumë të mëdha dhe poema është shkruar në formën e një romani në vargje’, tha ajo.
Shkrimtarja Petro tha se do të qëndrojë në panair deri në përfundimin e tij. Një mesazh e pati edhe për të rinjtë, të cilët i këshillojë që të lexojnë më shumë libra.
‘Do jemi këtu, sepse mbaron të dielën dhe jemi gjithë kohën. Një mesazh për të rinjtë është ky lexoni sepse në libër gjejmë ato pyetjet për dilemat tona të mëdha, është e rëndësishme që të lexohet sepse na bënë njerëz më të mirë, do keshë një punë më të mirë’, tha ajo.
Komente











