Panairi Mesdhetar, Rama: Nga 1 qershori do mbyllen hotelet që derdhin ujërat e zeza në det

TIRANE-Në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet edicioni i 2-të i “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik. Rama paralajmëroi bizneset se nga data 1 qershor do mbyllen hotelet që derdhin ujërat e zeza në det. Kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkesa është më e lartë se oferta, ndërsa shtoi se mungojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ai e vendosi theksin te agroturizimi, duke deklaruar se është një nga prioritetet, pasi është rrugëdalje nga varfëria dhe papunësia

Turizmi është një sektor strategjik. Sot Shqipëria është një vend që gëzon një pozicion strategjik në raport me interesin e shumë turistëve për ta vizituar, por edhe sipërmarrjesh dhe investitorësh. Jemi pjesë e një hapësirë konkurrence të fortë në rajon, duhet të përballemi me boshllëkun e krijuar në vite. Gjendemi në një moment kur shohim një rritje vjetore të të ardhurave me 10%. Kërkesa është shumë më e lartë, sesa oferta është, kjo është sfida kryesore, të rrisim ofertën.

Kërkesa e fortë nuk vjen vetëm për detin, por edhe pjesët malore. Shqipëria është një vend i kombinuar, mund ta shtrijmë sezonin në një hark kohor më të gjerë se sezoni i verës. Në Shqipëri mundojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ne do të bëjmë publik lehtësirat që do të krijojmë për sipërmarrësit që do të synojnë ndërtimin e strukturave të agro-turizmit në Shqipëri. Nxitja e këtyre investimeve do të sjellë krijimin e një efekti zinxhir për të rritur ekonominë familjare në fshat. Kjo është një rrugëdalje nga kthetrat e varfërisë dhe papunësisë. Përsa i përket sezonit turistik, niveli do të jetë shumë më i mirë se e shkuara. Do të ndëshkojmë strukturat pritëse që derdhin ujërat e zeza në det. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijëm të bëjmë gjithçka, por ata që do të shkelin kushtet nuk do të tolerohen.

Deklarata e Edi Ramës

Ministri i Turizmit, Klosi u shpreh se ky vit do të jetë ndryshe nga të tjerët përsa i përket sezonit duke filluar nga kushtet. Ai paralajmëroi se hotelet që derdhin ujërat e zeza në det do të mbyllen.

“Sezoni turistik këtë vit do të jetë ndryshe. Muzika do të jetë e kontrolluar, angazhim me forcat e rendit. Asnjë biznes që ka kontakt me ujin nuk do të funksionojë nëse nuk do të respektojë lejen e mjedisit. Nga 1 qershori, asnjë biznes nuk ka tolerim për ujërat e zeza. Duhet të punojmë me politikat nxitëse. Duhet të kemi një turizëm 12 mujor”.

Deklaroi Blendi Klosi

Ndërsa Niko Peleshi shtoi se do të mbështeten punishtet, por edhe festat lokale për një turizëm 365 ditë.

‘Kemi bërë një kalendar të dhjetëra festave lokale, rreth një miti, produkti apo monumenti. Duhet të shkojmë drejt një turizmi me 365 ditë, ti shtohet edhe agroturizmi”.

Deklaroi Niko Peleshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerxho: 06/04/2018 14:43

    Kombi digjet Rama krihet

    Përgjigju
  • redi: 06/04/2018 11:12

    Modeli ekonomik luan rol themelor , ne shfrytezimin e burimeve natyrire dhe per rrjedhoj rrit punesimin dhe nivelin ekonomik te popullates . Deri sot kemi nje model te deshtyar qe pervec pasurimit te klaneve te politikes nuk ka sjell rritje te nivelit te jeteses . Nje burim eshte turizmi qe eshte drejtuar keq , sidomos me lejet e fshatrave turistik qe abuzuan dhe u perdiren per shitje . Tre jane kollonat e tyrizmit ;cilesua e hotelerise , pastertia dge sherbimet dhe perdorimi i ushqimeve cilesore , pra agroindustrua qe per mendimin tim nuk shfrytezon as 17% te burimeve natyrire te vendit . Rritja ekonomike dhe punesimi do te vine kur te mbrohet prodhimi vendas dhe ulja e importeve si rrezultat i plotesimit te nevojave nga agro industrua vendase . Rajonizimi i kulturave di te shfrytezoj aftesite prodhuese dhe te zonave te varfera te veri lindjes , qe per burimet qe kane duhet te ishin me te pasura .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia