Panairi i nxënësve, Rama: Arti dhe zejet të jenë në program mësimor

Dhuratë e veçantë që ju bë kryeministrit Edi Rama, nga një nxënëse nga qyteti i Durrësit, në panairin këtë të shtunë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Piktura, tinguj violine, valle dhe të tjera punime me dorë, gjallëruan sot kryeqytetin.

Arti i krijuar nga dora e nxënësve dhe gjimnazistëve nga shkollat artistike në vend, në vitin e ardhshëm do të futet si program në të gjithë sistemin arsimor.

“Ky programi i artit dhe zejeve duhet të përgatitet sa më mirë që vitin e ardhshëm të hyj në të gjithë sistemin dhe të përfshijë të gjitha shkollat në mënyrë që të ketë aktivitet edhe ndërmjet shkollave, të ketë festivale, ekspozita, konkurse apo çmime’, tha Rama.

Pasionin për artin një nxënës nga Liceu Artistik i Korçës, nuk e ka shprehur vetëm në telajo e pikturë, por edhe në një novelë grafike të realizuar prej tij.

Në panairin që kishte në fokus promovimin e programit të Arteve dhe Zejeve, nuk pati vetëm dhurata, por edhe kërkesa nga kryeministri.

“Kemi përdorur thesin që është material i ri-ciklueshëm dhe kemi krijuar diçka që edhe mund të vishet. Jemi shkolla ‘Jakov Xoxa’ në Fier”, tha një pjesëmarrëse në panairin e sotëm.

“Dua ta porosis edhe unë një xhaketë”, kërkoi Rama.

Aktivitete të tilla që promovojnë punën e artistëve të rinj, dhe që nxisin më shumë nxënësit e gjimnazistët të shkojnë drejt këtyre profesioneve të trashëguara, do të shtrihen në të gjithë vendin tha ministrja Kushi.

“Një nga risitë e këtij viti shkollor përveç programit që kemi për përfshirjen e anglishtes në klasë të parë, klasat sportive, qendrat komunitare është edhe programi për artin dhe zejet ku nxisim që të zhvillojmë tek nxënësit aftësi të ndryshme projekte që bëhen në bashkëpunim me prindërit, komunitetin apo biznese lokale. Aktivitete të tilla do të bëjmë në çdo qytet edhe në nivel shkolle dhe në nivel qyteti edhe në rang kombëtar sipas datave të rëndësishme e festive”, pohoi Kushi.

Fotografitë, batutat dhe nënshkrimet nuk munguan në këtë aktivitet artistik të organizuar nga UNICEF dhe ministria e Arsimit.k

I.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Escobar mbërrin sot në Tiranë, takohet me Bashën e Ramën! Axhenda e zyrtarit të lartë amerikan