Panairi i punës, 11.200
aplikime punësimi në 2 ditë

Panairi i punës, 11.200<br />aplikime punësimi në 2 ditë
Në dy ditë, Panairi i Punës 2016 mundësoi 11.200 aplikime për punë dhe u vizitua nga më shumë se 55.000 persona.

Këto shifra i bëri të ditura sot Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë një konfence për mediet, së bashku me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Klosi e quajti të suksesshëm panairin, ndërsa theksoi se gjatë tij u evidentua edhe një herë fakti se punëmarrësit janë të interesuar kryesisht për krah pune të kualifikuar.

“Janë 8 mijë vende pune që presin. Ne nuk kërkuam të zbukurojmë realitetin, por në çdo fjalë që thamë janë fjalë të një kërkese të vazhdueshme për të rritur kualifikimet”, u shpreh ministri.

Ndërsa, Maziku theksoi se të dhënat paraprake të të interesuarve për punë në këtë panair tregojnë se sa i nevojshëm është kualifikimi i krahut të punës.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës me kantieret e punës që ka hapur në gjithë territorin e saj ka mundësuar edhe hapjen e qindra vendeve të punës.

“Ajo që po bëhet në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet investimeve publike është një mënyrë sesi shteti po investon edhe në hapjen e vendeve të punës. Punimet në sheshin 'Skënderbej', që do të fillojnë së shpejti do të krijojnë më shumë se 900 vende pune. Këtu nuk janë llogaritur vendet e punës sekondare, siç mund të jenë gurëprerësit, që mund të jenë Tropojë, Korçë apo në Librazhd, apo ata që do të merren me transportin e pemëve nga gjithë Shqipëria”, tha nënkryetari i bashkisë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe