Pas dy ditësh në Vlorë, panairi “Ditë e Hapur me Policinë” është zhvendosur në qytetin e Himarës.
I pranishëm në këtë eveniment është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe dy zëvendësministrat e Brendshëm, Stefan Çipa dhe Elona Gjebrea.
Drejtori i policisë së shtetit, Haki Çako ka deklaruar se kjo është fytyra e Policise dhe jo ajo që përbalt padrejtësisht përditë politika.



(Foto nga panairi i policise ne Himare)
Gjithashtu, në panair janë të pranishëm edhe drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe drejtori i Përgjithshëm i kufirit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza dhe Deputeti i Komisionit te Sigurise Lutaj.
Pas interesimit të jashtëzakonshëm dhe impaktit pozitiv që pati Panairi i Policisë i organizuar në Vlorë, edhe në Himarë interesi i qytetarëve është shumë i madh.
Panairi është vizituar pasditën e së dielës nga shumë turistë të huaj dhe vendas, të cilët kanë shfaqur interes për makinat e policisë dhe të tjera pajisje të ekspozuara buzë detit në Himarë.
Pas dy ditësh, Panairi do të zhvendoset në qytetin e Sarandës.
Prononcimi për mediat i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
I pranishëm në këtë eveniment është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe dy zëvendësministrat e Brendshëm, Stefan Çipa dhe Elona Gjebrea.
Drejtori i policisë së shtetit, Haki Çako ka deklaruar se kjo është fytyra e Policise dhe jo ajo që përbalt padrejtësisht përditë politika.



(Foto nga panairi i policise ne Himare)
Gjithashtu, në panair janë të pranishëm edhe drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe drejtori i Përgjithshëm i kufirit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza dhe Deputeti i Komisionit te Sigurise Lutaj.
Pas interesimit të jashtëzakonshëm dhe impaktit pozitiv që pati Panairi i Policisë i organizuar në Vlorë, edhe në Himarë interesi i qytetarëve është shumë i madh.
Panairi është vizituar pasditën e së dielës nga shumë turistë të huaj dhe vendas, të cilët kanë shfaqur interes për makinat e policisë dhe të tjera pajisje të ekspozuara buzë detit në Himarë.
Pas dy ditësh, Panairi do të zhvendoset në qytetin e Sarandës.
Prononcimi për mediat i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇakoRedaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com











