Panariti bën bilancin 2015: Ujitja, 
peshkimi,kullimi vëmendje në 2016
PDF/Analiza e detajuar e MBZHRAU për 2015-ën

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pas bilancit për punën e ministrisë që drejton për vitin 2015 ka paraqitur si sukses të këtij dikasteri rritjen e eksportit të prodhimit shqiptar.

Ministri siguroi se ne 2016 puna do të përqëndrohet në përmirësimin e cilësisë së produkteve shqiptare.

Sipas Panaritit, volumi tregtar në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit për periudhën e 9 mujorit 2015 ishte 83 miliardë lekë, me një rritje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Sa i takon sigurisë ushqimore, Ministri tha se për herë të parë është krijuar baza për një sistem efikas të gjurmimit të ushqimit dhe aty ku duhet edhe të ushqimit për kafshë, përgjatë të gjithë zinxhirit ushqimor.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar Panariti ka kryer gjithsej 28 069 inspektime, nga ku janë marrë këto masa administrative: 290 gjoba, 253 ndërprerje aktiviteti  dhe 2 582 paralajmërime.

Ai shtoi se mbështetja për Peshkimin gjatë këtij vitit ishte 1.2 miliard lek,ndërkohë që për vitin 2016 synohet që të  përmirësohet infrastruktura e ujitjes dhe kullimit dhe formalizimi i sektorit të peshkimit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj 30-vjeçarit, u qëllua brenda makinës së tij, gjendet makina e djegur e autorëve

Atentati ndaj 30-vjeçarit, u qëllua brenda makinës së tij, gjendet makina e djegur e autorëve