Ministri i Bujqësisë , Edmond Panariti ishte i ftuar në Kongresin e II të Industrisë se Kultivimit dhe Përpunimit të bimëve Aromatike e Mjekësorë të Shqipërisë.
Tema e diskutimit që u zhvillua në kongres ishte "Në vend të bimëve narkotike, bimë aromatike e mjekësore".
Në këtë kongres ishin pjesëmarrës firma dhe subjekte të biznesit eksportues të bimëve mjekësore dhe aromatike. Qëllimi i kongresit ishte analiza e situatës të këtij sektori, mundësitë e reja për kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore, dhe përfitimi që sjell eksporti i këtyre bimëve. Panariti në fjalimin e tij u shpreh se ky sektor po dersifikohet dhe gjithmonë e më shumë po zgjerohet gama e bimëve që kultivohen e përpunohen.
Janë kryer investime të mëdha në këtë sektor dhe është zgjeruar shumë gama e eksporteve. Pas certifikimeve të bimëve shqiptare mjekësore dhe aromatike kemi vendosur të rrisim treguesit e cilësisë. Ajo që duhet të ruajmë me xhelozi, është ruajtja e varieteteve autoktone , siç është sherbela , dhe ky është prioritet i joni ka përfunduar Panariti.
Në eksportin e sherbelës Shqipëria zë vendin e dytë në botë, dhe mbulon rreth 70 % e tregut Amerikan të sherbelës .Do të nxitet ngritja e fidanishteve me farë autoktone me vlera unikale. Bimët mjekësore në vendin tonë janë ende të pashfrytëzuara dhe paeksploruara, si dhe pak të ekspozuara në tregjet e huaja.
Ministri Panariti u shpreh që së bashku me ISUV po bëhen gati të monitorojnë dhe mbetjet. Ky është një plan kombëtar dhe me rritjen e niveleve të kapaciteteve laboratorike do të bëjë që prodhimet tona të futen pa problem në tregjet e huaja.
Redaksia Online
J.Z/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com