Pandemia godet buxhetin e familjeve! Ministria e Ekonomisë: Të ardhurat vjetore të qytetarëve ulen me 267 euro

Të përballosh jetesën këtë vit do të jetë shumë më e vështirë se në vitin e kaluar. 267 euro më pak se në vitin 2019 do të marrë një qytetar këtë vit si pasojë e pandemisë COVID-19. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat për person këtë vit do të jenë 4.498 euro, nga 4 766 euro që mori në vitin e kaluar.

Ndërkohë po ti krahasojmë me fitimin e vitit 2018, një shqiptar këtë vit do të marrë vetëm 26 euro më shumë. Në total për këtë vit të ardhurat për frymë do të ulen me 770 milionë euro ose me 5.7% në raport me vitin 2019. Përkeqësimi i të ardhurave është paralajmëruar nga të gjithë institucionet vendase dhe të huaja.

Aktualisht Shqipëria ka pagat më të ulëta mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të INSTAT në fund të muajit mars paga mesatare bruto rezultoi 430 euro. Ndërkohë Kosova pagën mesatare e ka 602 euro, Maqedonia e Veriut 617 euro ndërsa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina  e kanë pagën 700 euro.

Paga mesatare në rajon

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja