Pandemia rriti pushimet e shqiptarëve brenda vendit, uli në mënyrë drastike ato jashtë Shqipërisë! Durrësi e Vlora destinacionet e preferuara

Pandemia COVID-19, përveç se reduktoi lëvizjet jo vetëm jashtë vendit por edhe brenda në Shqipëri, ka ndryshuar destinacionet dhe kohën e pushimit. Sipas një raporti të INSTAT për Anketën e Turizmit “Pushime dhe Udhëtime”, 2020, thuhet se numri total i udhëtimeve është ulur me 40% në 2020 krahasuar me vitin 2019, por nga ana tjetër ka pasur rritje të udhëtimeve brenda vendit për pushime.

Nëse në vitin 2019 numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda dhe jashtë Shqipërisë të kryera nga individët banues në Shqipëri mbi 15 vjeç ishte 5.35 milionë, dhe numri mesatar i netëve të qëndrimit ishte 5,5 net, në vitin e kaluar numri i udhëtimeve ishte 3.21 milionë dhe qëndrimi ra në 4,6 net.

Por nga ana tjetër pandemia ka shërbyer për të njohur Shqipërinë, pasi udhëtimet brenda vendit janë rritur krahasuar me 2019, që ishte viti më i mirë i turizmit në vend.

“Në 2020, udhëtimet e kryera në Shqipëri për qëllime “Pushime dhe kohë të lirë” dhe “Arsye të tjera” janë rritur përkatësisht me 16,9 dhe 2,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019”, thuhet në raportin e INSTAT.

Në vitin e kaluar numri më i lartë i netëve të qëndrimit është regjistruar në muajit përpara pandemisë, si dhe në Korrik dhe Gusht që përkojnë me sezonin veror.

“Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (17,0 %), Janar (12,8 %), Qershor (12,1 %), Dhjetor (11,4 %) dhe Korrik (9,9 %)”, thuhet në raportin e INSTAT.

Udhëtimet e shkurtra 1-3 ditore kanë mbizotëruar turizmin dhe pushimet e vitit të shkuar, ku sipas raportit të INSTAT brenda Shqipërisë kjo kategori zë 64.6% të udhëtimeve totale. Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata 55,8 %.

“Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet me kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri për “Vizita te të afërm dhe miq” kanë përqendrim më të lartë 88,4 % ndërsa jashtë saj 60,5 % e këtyre udhëtimeve janë kryer për “Pushime dhe kohë të lirë”. Udhëtimet e gjata në Shqipëri janë kryer më së shumti për “Pushime dhe kohë të lirë” 56,4 %, ndërsa për udhëtimet jashtë vendit 68,2 % e udhëtimeve të gjata janë kryer për “Vizita te të afërm dhe miq”. Udhëtimet e kryera për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri (89,5 %) dhe të gjatë jashtë saj (96,6 %)”, vijon më tej raporti.

Në vitin 2020 përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda Shqipërisë janë kryer nga udhëtaret femra (50,6 %), ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,6 %).

Në vitin 2020, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (26,3 %), Vlorë (16,1 %), Durrës (14,0 %) dhe Korçë (8,9 %). Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (2,1 %), Kosovë (2,0 %) dhe Itali (1,7 %).

(Kliko ketu per te lexuar statistikat e plota)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka