Pandemia shtyn afatin për dorëzimin e ofertave për koncesionin Milot-Fier! MIE: Kompanitë kohë deri më 28 tetor

Pandemia shtyn afatin për dorëzimin e ofertave për koncesionin Milot-Fier! MIE: Kompanitë kohë deri më 28 tetor

Foto ilustruese

Është shtyrë me një muaj afati që kishin kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në tenderin për koncesionin e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.

Gara për këtë projekt duhet të ishte mbyllur me 28 shtator 2020. Shkak për këtë shtyrje sipas Ministrisë së Infrastrukturës është bërë situata e krijuar me pandeminë COVID-19.

“Autoriteti kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me synim nxitjen e konkurencës mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit, efikasitetit, trajtimit të barabartë, duke vlerësuar situatën tepër të vështirë, të krijuar jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën nga gjendja epidemiologjike (sëmundja SarsCov2, virusi Covid-19), gjë e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e subjekteve tregtare dhe më gjerë si dhe nisur nga kërkesa e vazhdueshme e operatorëve të ndryshëm, drejtuar AK për vështirësitë e hasura në përgatitjen si dhe dorëzimin e të gjithë dokumenteve të kërkuara sipas DPK dhe si rrjedhim me kërkesën për më tepër kohë në hartimin dhe plotësimin e tyre, vlerëson nevojën e shtyrjes së afatit të dorëzimit të ofertave të procedurës me objekt “Dhënie me koncesion/PPP Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-ThumanëKashar- Luzi i Vogël- Fier”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Gjatësia e rrugës është 115 kilometra, nga të cilat 53 kilometra rrugë e re dhe 62 të tjerat gjatësi që do të rehabilitohen. Tenderi është ndërkombëtar dhe është pjesë e projektit madhor të autostradës Addriatiko-Joniane. Rruga Milot-Fier pritet të përfundojë deri në vitin 2026.

Ky do të jetë një koncesion i pastër dhe investimi bëhet me lekët e privatit ndërsa shteti garanton 10% të investimit në 16 vitet e para nëse nuk plotësohet trafiku prej 32 mijë automjetesh. Vlera e shpronësimeve për këtë projekt arrin në 52 mln euro, ndërsa në total investimi pritet të arrijë në 1.2 miliardë euro.

Për këdo që zgjedh të kalojë në rrugën e re, tarifa që do të paguajë është 0.075  euro për kilometër, që për të gjithë gjatësinë 115 kilometra arrin në 8.6 euro. Kush për koncensionarin është që të ketë rrugë alternative, për të shmangur pagesën. 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/10/2020 14:50

    Rguga e re ndihmon ne uljen trafikut dge shkurton rruge ,por pse kjo kisto kaq e larte kur dhe terreni nuk eshte malor ?Pse duhet te kompesoj shteti privatin kur rriskun e merr investitiri privat.PPP te keqen nuk e kane tek infrastruktyra ,qe eshtw e domosdishme pir tek kosto e larte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar