Terminali pasagjereve në portin e Vlorës është bosh. Kështu ka qenë gjatë gjithë gushtit. Nëse një vit më parë gjatë këtij muaji kanë lëvizur 50 mijë udhëtarë, këtë vit për shkak të pandemisë nuk numërohen as 10 mijë.

"Kemi 610 vetë që kanë dalë jashtë. Rreth 50 mijë planifikimi, por për muajin gusht rezultojnë tek 10 mijë vetë" tha Festim Skëndaj, shef i përpunimit të trageteve në portin e Vlorës.

Ky mund të quhet sezoni më i dështuar për shkak të kufizimeve të lëvizjes që vendosen vendet e BE-së ndaj Shqipërisë.

Po të shohësh me vitin e kaluar jemi 80% më pak. Pandemia ka ndikuar” shtoi Skëndaj. 

Të dy tragetet e linjës me Brindisin nga porti i Vlorës kanë funksionuar rregullisht por ata nuk kanë patur pasagjere për shkak të rregullave të shtetit fqinj. As për shtatorin nuk pritet që të ketë më shumë udhëtarë që udhëtojnë drejt Italisë përmes portit të Vlorës.