Gjykata i kthen prokurorisë dosjen ku tre gjyqtarë të Apelit Durrës janë marrë të pandehur me akuzën e korrupsionit. Këtë të hënë Krimet e Rënda kanë vendosur të kthejnë dosjen akuzës për të kryer hetime të tjera para se të kalojë për gjykim procesi në ngarkim të Kliton Spahiut, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri.

Gjyqtarët u vunë në hetim pasi dyshohet se paratë e një biznesmeni kanë para derbin Real Madrid – Barcelona katër vite më parë. Si biznesmeni ashtu dhe gjyqtarët e kanë mohuar akuzën ndërsa 2 javë më parë ata u vunën nën akuzë për korrupsion aktiv.

Me vendimin e sotëm të seancës paraprake në gjykatën e Krimeve të Rënda kjo dosje do të duhet të rihetohet e më pas të vendoset nëse do të hapet apo jo një proces ndaj tre gjyqtarëve.