Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)

Një avion në Kanada teksa po ulej në pistën e aeroportit Halifax, njëri nga krahët e tij u përfshi nga flakët.

Incidenti mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht asnjë nga 73 pasagjerët nuk u lëndua.

Ndërkohë shkak i kësaj u bë fërkimi i njërit krah me pistën pasi kishte një mosfunksionim në sistemin e avionit.

Një nga pasagjerët e Air Canada tha për CBC News se Aeroplani u përkul rreth 20 gradë në të majtë dhe pasi ndodhi incidenti.

“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe ndërsa krahu filloi të fërkohej. Aeroplani po dridhej shumë dhe ne pamë zjarr në anën e majtë dhe tym në dritare”, shtoi Nicky Valentine.

Mosfunksionimi i avionit të Air Canada erdhi vetëm disa orë pasi një aeroplan pasagjerësh i Koresë së Jugut doli nga pista dhe u përplas me një mur betoni, duke vrarë të paktën 177 persona.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës