Panik në autobus, pëson infarkt dhe humb jetën pasagjeri nga Kosova

Panik në autobus, pëson infarkt dhe humb jetën pasagjeri nga Kosova

Autobus i linjës Prishtinë-Tiranë

Momente paniku në autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë, pasi një prej pasagjerëve ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën. N.F vjeç 56 banues në Prishtinë, duke udhëtuar me autobus, në afërsi të Fanit në Mirditë ka pasur shqetësime shëndetësore. 

Edhe pse është tentuar t'i jepet ndihmë nga pasagjerët e tij, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë, shkak për vdekjen e 56-vjeçarit nga Kosova ka qenë një infarkt kardiak. Ai po udhëtonte nga Prishtina në Tiranë dhe më pas me destinacion Sarandën për të kaluar fundjavën.

Njoftimi i Policisë: 


Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 20.04.2018, në aksin autostradë, në Fan, shtetasi N.F vjeç 56 banues në Prishtinë, Kosovë, duke udhëtuar me autobusin e linjës “Sharri-Travel” nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (infarkti kardiak). Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vdekje natyrale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hason Shoferi: 21/04/2018 20:23

    Shofer K**i, duhet te jepte ndihme "Masazh Kardiak" per kete eshte mesuar kur ka marr patenten.Per cfar m**in paguan per kursin e ndihmes se shpejte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari