68 pasagjerë mes tyre shumica shqiptarë kanë kaluar minuta paniku në fluturim nga Ancona drejt Tiranës me avionin e kompanisë “Mistral Air”.
Shkak për këtë situatë sipas raportimeve të mediave italiane është bërë prania e tymit në avion teksa mjeti është ngritur në fluturim drejt Tiranës.
Ky fluturim tashmë është anuluar. Në ora 10:45 minuta ishte planifikuar nisja nga aeroporti italian drejt aeroportit “Nënë Tereza”.
Avioni ka bërë ulje emergjentë duke u kthyer në pistë ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll situatën.

(Tabela që tregon anulimin e fluturimit)
Burime për Report Tv bënë me dije se nga 68 udhëtarët dhe ekuipazhi i avionit nuk ka asnjë të lënduar.
Pasagjerët: Blue Panorama na ndërroi avionin
Pasagjerë në këtë avion të kontaktuar nga Report Tv, thanë se biletat i kanë blerë pranë kompanisë "Blue Panorama".
Sipas tyre, kjo kompani u ka ndërruar avionin, i cili më pas ka pësuar defekt në qarkun elektrik, duke shkaktuar tym brenda në kabinë.
68 pasagjerët, nisen sot në 20:30 drejt Tiranës
Pasagjerët të cilët ndodheshin në bordin e avionit, janë transportuar në Pescara me autobus. Bëhet e ditur se rikthimi i tyre për në Tiranë do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 20:30

(Fotografi e avionit në bordin e të cilit ndodhi incidenti)
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com