Një avion i linjës Tiranë-Mynih, i nisur mbrëmë nga aeroporti Nënë Tereza, është goditur nga rrufeja në ajër. Mësohet se avioni është nisur nga Rinasi pasditen e djeshme, ndërsa gjatë kohës që ka qenë në fluturim rrufeja është shkarkuar mbi të duke e goditur në pjesën e përparme.   

Përballë kësaj situate, avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Pasagjerët kanë lënë avionin në Ljubjanë dhe nga aty kanë udhëtuar me një avion tjetër në drejtim të Mynihut. 

Itenerari
Aeroplani Airbus A319 u nis nga Rinasi pasditen e djeshme në orën 18:23 drejt Mynihut. Në orën 20:10 avioni kreu ulje të detyruar në aeroportin e Ljubjanës në Slloveni ndërsa pas rreth 40 minutash në orën 20:50 nga Sllovenia është nisur drejt destinacionit final Munihut, Gjermani siç mund të shikoni dhe në levizjet e mëposhtme të aeroplanit të regjistruara nga transponderi në bord, të siguruara nga Shqiptarja.com.


itenerari
(Itenerari i avionit të linjës Tiranë-Mynih)

Redaksia Online
(l.q/a.ç/Shqiptarja.com)