Mbesa e Albana Vokshit 'dorëhiqet' nga kompania e të ëmës me 1 punëtor e fitim 629 milionë lekë në vit, ditën e denoncimit në media

Mbesa e Albana Vokshit 'dorëhiqet' nga kompania e të ëmës me 1 punëtor e fitim 629 milionë lekë në vit, ditën e denoncimit në media

Albana Vokshi

Tirane- Bërja publike në media e aferës së kompanisë “Deco 2000’ pak ditë më parë vuri në panik motrën dhe mbesën e deputetes së PD-së, Albana Vokshit. 

Mbesa e Albana Vokshit, Ajlina Sharku e cila në tatime figuronte si e vetmja punëmarrëse në kompaninë Deco 2000" SH.P.K-së  ku mamaja e saj Mimoza Vokshi është ortake e vetme ka dhënë dorëqjen nga posti i administratores së kësaj kompanie.

Më 18 nëntor 2024 Shqiptarja.com publikoi me dokumente faktin sesi kompania e motrës së deputetes Vokshi me një punonjëse në tatime arrinte të shpërndante një divident prej 627 milionë lekësh për 10 muajt e parë të vitit 2024, (ndër të tjera)

Po këtë datë, 18 nëntor 2024, mban dhe dokumenti i vendimit për dorëheqjen e Ajlin Sharkut si administratore e kompanisë

Duket që pas bërjes publike të aferës, Mimoza Vokshi që është ortake e vetme në "Deco 2000" sh.p.k. dhe vajza e saj, Ajlin Sharku, të zëna në befasi dhe nga paniku kanë nxituar të nxjerrin po atë ditë vendimin "për të shkëputur" marrëdheniet e Ajlin Sharkut me kompaninë

Po ashtu është miratuar për një mandat 1 (një) vjeçar shtetasja nga Venezuela, Morrellys Isabel Jordan Reyes, si administratore e re e Deco 2000. Ndërkohë në dokumentat e kompanisë emërimi i Ajlin Sharkut si administratore e kompanisë ishte për një mandat 5 vjeçar deri në Mars 2029  

Vallë përse ky nxitim për tu larguar si administratore brenda ditës së publikimit në media?!

Çfarë duan të fshehin apo të shmangin?

Gjithashtu, në përpilimin e dokumentacionit për të përfunduar sa më shpejt procedurën e largimit të Ajlin Sharkut si administratore, vihet re edhe falsifikimi i firmës së administratores së re nga Venezuela, Morrellys Isabel Jordan Reyes.

Kjo bazuar edhe ne kqyrjen dhe krahasimin e firmës së shtetases venezueliane Morrellys Isabel Jordan Reyes me një shkresë të mëparshmë të firmosur nga vetë ajo, më datë 7 Shtator 2023, ku shihet qartë dhe ndryshimi i firmës origjinale të saj, me firmën e vendosur së fundmi. E kjo në vetvete përbën një shkelje penale.

Nga burime të sigurta bëhët e ditur se hetimi vazhdon dhe është në fazë të avancuar tashmë.

Institucionet ligjzbatuese po verifikojnë si një kompani si e Mimoza Vokshit me objekt "Dhënie me qira pasuri të paluajtshme" dhe "Qendër Estetike", të arrijë të shpërndajë për 10 muajt e parë të vitit 2024, dividentin prej 627 milionë lekë të vjetra.   


 

Foto/ Dorëheqja e venezuelianes Morrellys Isabel Jordan Reyes si administratore dhe emërimi i Ajlin Sharkut
 


 

Foto/ Pranimi i kërkesës për dorëheqje që mban datën 18 nëntor 2024
 


 

Foto/ Emërimi i venezuelianes Morrellys Isabel Jordan Reyes si administratore e "Deco 2000"


Foto/ Firma e shtetases venezueliane Morrellys Isabel Jordan Reyes ne në shtator 2023 dhe 18 nëntor 2024 ku dallohet qartë falsifikimi

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/12/2024 02:55

    Po mirë o popull se kuptoni që të gjithë bëjnë luftë për vete dhe familjet e tyre jo për ju si Sala Muli Luli Bana e kështu me radhë po mos i votoni këta plehra atë bëni mos i votoni.

    Përgjigju
  • FALLSO: 03/12/2024 22:50

    Keta nuk jane Voksh! Jane hajdute te ketij mbiemri te madh qe nuk eshte njohur kurre per hajduteri dhe poshtersi! Keta jane sherbetore te Saliut! Jane etalon menyres se veprimit te Saliut me çdo gje ne Shqiperi! Saliu eshte perfaqesuar me njerez fals te cilet i ka perdorur per interesat e tij dhe u ka hedhur ndonje kocke per ta lepire! Vokshet e vertete nuk jane me Sali mynxyren! Rrofte Shqiperia dhe Kosova, poshte shpura e ndyre e Sali Serbit te cilet sebashku me Saliun do te marrin ate qe meritojne ne 2025!

    Përgjigju
  • ErmirV: 03/12/2024 21:29

    Mimoza Vokshi ka qene drejtoreshe e privatizimeve ne Ministrine e Ekonomise kohen e Berishea, ka bere namin.... Imagjinoni sa i ka kushtuar firma asokohe, si do ti pastroj leket perndryshe..... Nami nga Vokshët nami

    Përgjigju
  • Suela: 03/12/2024 21:25

    Skandal, o zot cfare ndodh ne kete vend. Kush na perfaqeson, tmerr

    Përgjigju
  • Tiktok: 03/12/2024 20:42

    Kjo perfitoj puset e naftes ne kohen e Sali katranit dhe tani hiqet si e ndershme,, Spaku duhet ti hetoj mire dhe ti kethej popullit pasurine e grabitur .

    Përgjigju
  • Tavuri: 03/12/2024 20:16

    Bershka e Pedereve cfare Pasurieeeee .Spaska te ngopur kurvat e Shpellave.

    Përgjigju
  • Klajdi Z: 03/12/2024 20:07

    Eshte gruja e artan vokshit vllait t mimozes. Pytni ku punon ai tashi pytni i her tek kontrolli i lart nshtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025