Dua Lipa, ka mbetur e tmerruar kur fansat e saj janë futur në hotelin me pesë yje ku ajo po qëndronte.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago, Kili, kur adhuruesit e saj arritën të hynin shumë pranë dhomës së saj.
Artistja ishte në qytet për të filmuar një reklamë përpara se të ndodhte ky incident. Mësohet se Dua nuk është përballur me ndonjë nga fansat, por raportohet se ajo ka mbetur e tronditur.
Fansat besohet se kanë pritur yllin për të bërë fotografi, dhe gjithashtu kanë qëndruar pranë një ashensori në përpjekje për t’iu afruar asaj.
“Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës së saj. Pas incidentit Dua është shprehur se nuk do të bëjë më foto në hotelet ku do të qëndrojë në vijim”, shkruan “The Sun.”