Pankarta emocionuese për Myrto Uzunin, tifozi i vogël i shkruan shqip në stërvitje

Pankarta emocionuese për Myrto Uzunin, tifozi i vogël i shkruan shqip në stërvitje

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me Granadan në La Liga 2 në Spanjë. Beratasi është kthyer në idhullin e tifozerisë, me këtë të fundit që ka marrë një mesazh emocionues në stërvitje.

Një tifoz i vogël i ka shkruar shqip Uzunit, duke kërkuar fanellën e shqiptarit. "Myrto Uuzni, më jep këmishën të lutem", ky ishte mesazhi i tifozit të vogël. Sulmuesi i Kombëtares është ndalur të bëjë foto me ultrasit që ishin mbledhur në stërvitje, me Granadan që ka ndarë pamjet.

Në 20 ndeshje këtë sezon, Uzuni ka shënuar 11 gola. Beratasi është në garë për golashënuesin e sezonit, me Granadan që ka gjetur yllin e sulmit. Veç golave, Uzuni është kthyer në një idhull për tifozët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër