PAP tërheq padinë për listat
e kandidatëve për deputetë

PAP tërheq padinë për listat<br />e kandidatëve për deputetë
Partia Aleanca Popullore është tërhequr nga ankimimi për shpalljen të pavlefshme në Kolegjin Zgjedhor të listave të kandidatëve për deputet të regjistruara me 29 prill.

Ka qenë vetë kreu i PAP-së Artur Dojaka i cili ka sqaruar dhe pushimin e çështjes.
 
“Duke u bazuar në rrethanat e reja me datën 25 qershor, tërheqim padinë e parë dhe kërkojmë pushimin e çeshtjes”, ka thënë Dojaka.

Nëse KQZ s’do ta regjistroj me afatin e ri deri më 26 Maj 2016 Dojaka la të hapur mundësinë për t’iu ridrejtuar sërish kolegjit me padi të re.

Në fillim të seancës në Kolegjin Zgjedhor juristi i PAP-së ka këmbëngulur duke deklaruar se KQZ ka shkelur ligjin duke regjistruar listat e kandidateve me 29 prill.

Ai ka kërkuar të ç’regjistrohen listat.

Nga ana tjetër anëtar i trupës gjyqësore Gjin Gjoni, i është drejtuar juristit të PAP tu shpjegojë se çfarë interesi kanë për këtë ç’regjistrim.

Diskutimet në Kolegjin Zgjedhor

Juristi: 
KQZ ka shkelur ligjin duke regjistruar listat e kandidatëve me 29 prill. të ç'regjistrohen listat.

Gjin Gjoni: Çfarë interesi keni ju për këtë ç'regjistrim?Ka një datë të re me dekret president, dhe është 25 qershori, jo  18 qershori.

Nga ana tjetër ka ndërhyrë edhe kreu i PAP Artur Doja i cili thotë se me datën e re nuk plotësohet afati 50 ditor.
 
Artur Dojaka: Jemi regjistruar por si parti e jo emra kandidatësh,  edhe me datën e re 25 qershor nuk plotësohet afati 50 ditor. Ne kërkojmë zbatimin e ligjit. Ne mbetemi jashtë zgjedhjeve pasi nuk jemi parti opozitare e nuk regjistrohemi dot. I qëndrojmë padisë pasi listat e regjistruara nga KQZ jashtë afateve duhet të bien poshtë dhe hapet procesi për të gjithë partitë.

Pas diskutimeve me anëtarëve të kolegjit dhe juristëve të partive, PAP është tërhequr nga ankimimi për shpalljen të pavlefshme të listave të kandidatëve për deputet. 

Artur Dojaka: Duke u bazuar në rrethanat e reja me datën 25 qershor, tërheqim padinë e parë dhe kërkojmë pushimin e çeshtjes

Më herët, Partia Agrare Ambientaliste, një tjetër forcë politike kjo që kërkoi rrëzimin e listave, u tërhoq nga padia me argumentin se arritja e marrëveshjes Basha-Rama e bën të pavlefshme ankimin në Kolegj.

Dojaka: Nuk është tërheqje, rishqyrtim i rrethanave

Artur Dojaka pas përfundimit të seancës në një deklaratë për mediat deklaroi se nuk janë tërhequr por me datën 25 qershor ndryshojnë rrethanat.

"Është një rishqyrtim i rrethanave të reja, ne jemi njohur dje me datën e re të dekretuar nga presidenti, por që nuk është pranuar nga KQZ. Ne kërkuam pushimin e çështjes jo tërheqje dhe me datën e re të hapen listat edhe për partitë opozitare dhe të futemi dhe ne. Ne presim që KQZ të miratojë datën e 25 qershorit dhe pas kësaj do vazhdojmë me veprimet tona ligjore. Ne do jemi për të shfrytëzuar çdo hap që na jep ligji, jo vetëm për animime por edhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja", tha Dojaka. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet