TIRANE- Mungesa e një ambasadori shqiptar në Vatikan, ka sjellë shqetësim pranë Selisë së Shenjtë. Në një takim me ambasadorët e vendeve të tjera, Papa Francesku ka shprehur shqetësim që disa vende nuk përfaqësohen me ambasadorë. Në një shkrim lidhur me këtë aktivitet, Radio Vatikani, organi zyrtar i Selisë së Shenjtë, flet specifikisht për Shqipërinë, dhe faktin që ajo nuk ka një ambasador në Vatikan.