STAMBOLL - Papa Françesku kërkoi sot bashkimin e Kishës Katolike me atë Ortodokse, të ndara që prej 1 000 vjetësh duke theksuar se këtë hap historik e kërkonin viktimat e luftës dhe të rinjtë.
"E vetmja gjë që kërkon Kisha Katolike, dhe këtë gjë e kërkoj si Kryepeshkop i Romës, është bashkimi me Kishën Ortodokse", tha papa Françesku në një mesazh të lexuar para Patriarkut Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu I, figura më e lartë e Kishës Ortodokse.
Papa bëri deklaratën e mësipërme pasi mori pjesë në një liturgji hyjnore me Bartholomeun, me të cilin ka marrëdhënie shumë të ngushta.
"Kisha Katolike nuk ka ndërmend të vendosë ndonjë lloj kushti, përveç atij të besimit të përbashkët dhe ne jemi gati të punojmë së bashku për të garantuar unitetin e domosdoshëm të Kishës së rrethanat aktuale", theksoi papa Françesku./ATSH/











