Papa Françesku: Lufta në Ukrainë, krim kundër Zotit dhe njerëzimit

Papa Françesku: Lufta në Ukrainë, krim kundër Zotit dhe njerëzimit

Papa Françesku tha sot se luftërat si ajo në Ukrainë, ku zonat civile i nënshtrohen asaj që ai e quajti "shkatërrim pa dallim" janë "një krim kundër Zotit dhe njerëzimit". Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan, në një pasqyrë të situatës në mbarë botën.

Papa Françesku foli për " luftën në Ukrainë me vdekjen dhe shkatërrimin e saj, me sulme në infrastrukturën civile që shkaktuan humbje jetësh jo vetëm nga të shtënat me armë zjarri dhe aktet e dhunës, por edhe nga uria dhe temperaturat nën zero".

Më pas ai citoi menjëherë një pasazh nga Kushtetuta e Vatikanit që thotë se "çdo akt lufte që synon shkatërrimin pa kriter të qyteteve të tëra ose territoreve të gjera me banorët e tyre është një krim kundër Zotit dhe njerëzimit që kërkon një dënim mizor dhe të padiskutueshëm".

Duke iu referuar krizës së raketave kubane të vitit 1962, ai tha:

“Fatkeqësisht, edhe sot, kërcënimi bërthamor është rritur dhe bota po ndjen sërish frikë dhe ankth”.

Ai përsëriti thirrjen e tij për një ndalim total të armëve bërthamore, duke thënë se edhe mbajtja e tyre për qëllime parandaluese ishte "imorale".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ambasada ruse në Itali: Kemi çmontuar një minë italiane në Ukrainë, Crosetti: Një gënjeshtër e qëllimshme


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim