Papa Françesku ka martuar sot 20 çifte, disa prej të cilëve kishin bashkëjetuar dhe madje kishin dhe fëmijë, shenja më e fundit që tregon se Papa dëshiron që Kisha Katolike të jetë më e hapur dhe gjithëpërfshirëse.
 
Në martesën e parë që Papa kreu gjatë drejtimit të Vatikanit prej 18 muajsh Françesku ka bekuar disa çifte, përfshirë dhe edhe ata që kishin fëmijë dhe mendonin se një martesë e tillë nga numri 1 i Vatikanit do të ishte e pamundur.
 
Ndërsa jepte bekimin e tij, Papa ofroi këshilla për të sapomartuarit. “Dhe një këshillë të vogël: është normale që çiftet e reja të kenë mosmarrëveshje. Por kurrë nuk ju këshilloj të mbyllni ditën pa u pajtuar. Gjithçka që nevojitet është një gjest i vogël. Dhe kjo është ajo që do t’ju çojë përpara”.
 
Papa Françesku është papa i parë europian në 1300 vjet që ka shprehur tolerancë në tema që janë tabu për Kishën duke thënë: “Kush jam unë për të gjykuar një person homoseksual që kërkon Perëndinë dhe ka vullnet të mirë?”.
 
Sjellja e Papa Françeskut është krejtësisht në kontrast me atë të paraardhësit të tij, gjermanit Papa Benedikti, i cili tha se rreziqet ndaj familjes tradicionale po minojnë të ardhmen e gjithë njerëzimit. Peshkopë nga e gjithë bota do të mblidhen në Vatikan nga data 5-19 tetor ku pritet të diskutohen çështje të tilla si martesa, divorci dhe planifikimi familjar.
 
Papa ka thënë se Kisha duhet t’i japë fund makthit të saj me predikimet mbi abortin, kontracepsionin dhe homoseksualizmin, dhe të bëhet më e mëshirshme.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)