Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë

Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë

Gjon Gazulli dhe Luigi Paliq

Kisha Katolike ka njoftuar ditën e sotme se Papa Françesku ka miratuar shpalljen e 2 martirëve të tjerë shqiptarë, Gjon Gazullin dhe Luigi Paliq, duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre.

Papa Françesku ka autorizuar Hirësinë e tij Kardianlin Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve, të shpallte Dekretet në lidhje me:

– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor, i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë.

– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan, i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë