iPad- i që zotëronte Papa Francesku është shitur në një ankand bamirësie për 30.500$. Tableti është blerë nga një blerës i paidentifikuar këtë javë në Uruguaj, raporton Reuters. Të ardhurat nga shitja e aparatit do të shkojnë në ndihmë të një shkolle lokale për të varfrit.

Në anën e pasme të iPad është shkruar : " Francisco Shenjtëria e Tij, Vatikan, mars 2013." Ajo gjithashtu vjen me një certifikatë të nënshkruar nga Vatikani. Papa Francesku ka përqafuar cdo qasje të teknologjisë duke e konsideruar atë një metodë të mirë për të nxitur dialogun mes të gjitha besimeve fetare.

Një vit më parë Papa e përkufizoi internetin si “një dhuratë nga Perëndia” dhe në shkurt mbajti një bashkëbisedim me fëmijët që kanë aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta në ambientet e Google. Papa është gjithashtu një kritik i hapur i kapitalizmit të papenguar, duke thënë se ai vetëm thellon pabarazinë globale.

Kjo nuk është hera e parë që një nga gjërat personale të Papë Franciscos është shitur për qëllime bamirësie. Një motor Harley Davidson që ai mori si dhuratë u shit vitin e kaluar në Paris për më shumë se 320.000 $, dhe të ardhurat i shkuan një mense për të varfërit në Romë.
ipad
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)