TIRANE- Pas takimit me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, Papa Francesku ka mbërritur në Katedralen e “Shën Palit” për kremtimin e lutjes së Mbramënores. Në këtë takim morën pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë, e përfaqësues të lëvizjeve laike në vend.

Papa Francesku është ndalur tek vuajtjet e popullit shqiptar dhe të martirëve, imazhet e të cilave janë vendosur përgjatë bulevardit.
 
“Kam lexuar historinë e kishës shqiptare. Nuk e dija që populli juaj ka vuajtur kaq shumë. Populli vazhdon të mbajë imazhet e martirëve. Nga Zoti ngushëllon edhe në heshtje. Zoti ishte me ata që kanë vuajtur. Nuk dua të bëhem xhelati juaj e t’u bie me shkop, mjerë ata që kërkojnë ngushëllim diku tjetër e jo tek zoti”, u shpreh Papa.

papa te kisha shen palit
papa ne lutjen mbremesore
lutja e mbremesores
lutja e mbremesores

Imzot Rrok Mirdita në fjalën e tij tha se “Jemi një kishë e lashtë sa vetë krishterimi. Po rilindim nga persekutimi ateist. Shprehim mirënjohje për vëmendjen e Papa Françeskut. Shqiptarët janë shembull i harmonisë fetare”.

Fjala e Plotë e Imzot Rrrok Mirditës te Katedralja e Shën Palit
 
Gjatë këtij takimi kanë përcjellë dëshmitë e tyre një meshtar dhe një motër, të cilët i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.

Dëshmia e Motër Maria Kaleta për vuajtjet nga diktatura komuniste

Dëshmia e Dom Ernest Simoni (Troshani), për vuajtjet në Komunizëm

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)