Papa, ultimatum priftërinjve homoseksualë: Mos bëni marrëdhënie, ose lëreni kishën!

Papa, ultimatum priftërinjve homoseksualë: Mos bëni marrëdhënie, ose lëreni kishën!

Papa Francesku

Në librin e tij të ri, Papa Françesku, thotë se burrat që kanë prirje të thella homoseksuale nuk duhet të pranohen në Kishën Katolike, ndërsa priftërinjtë që janë aktivisht homoseksualë është më mirë që ta braktisin kishën, sesa të bëjnë jetë të dyfishtë.

Ai edhe më herët kishte bërë thirrje për hulumtim më të hollësishëm të personave që synojnë të bëhen pjesë e jetës kishtare. Komentet e tij të fundit për largim të priftërinjve me sjellje të tilla vlerësohen si më të drejtpërdrejtat që ai i ka bërë ndonjëherë. Këto komente janë pjesë e librit “Fuqia e Përkushtimit”, i cili është në formë të një interviste të gjatë, ku Papa flet për sfidat e priftërinjve dhe murgeshave në kohën moderne.

Ky libër pritet të publikohet gjatë kësaj jave dhe do të përkthehet në disa gjuhë. “Çështja e homoseksualizmit është shumë serioze. Personeli që i trajnon meshkujt për t’u bërë priftërinj duhet të sigurohet se kandidatët janë të pjekur emocionalisht dhe njerëzisht”, thotë ai. Sipas Papës, e njëjta gjë duhet të zbatohet edhe për femrat që synojnë të bëhen murgesha.

Ai kërkoi nga homoseksualët që tashmë janë në detyrën e priftërinjve që t’i shmangin kontaktet me gjininë e njëjtë, në të kundërtën të largohen nga shërbimi kishtar. “Është më mirë të largohen, sesa të jetojnë jetë të dyfishtë”, thotë ai, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë