Paqe me spektakël në derbin Chelsea-Arsenal, Aguero nderon sërish City-n

Paqe me spektakël në derbin Chelsea-Arsenal, Aguero nderon sërish City-n

Në Premier League u luajtën pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 24-të ku spektakël dhuroi derbi i Londrës Chelsea-Arsenal që u mbyll 2-2.  David Luiz shkaktoi penallti dhe u ndëshkua më të kuq që në minutën e 26-të ndërsa Jorginho e ktheu në gol. Sulmuesi 18 vjeçar Gabriel Martinelli barazoi me një gol fantastik në minutën e 63-të për skuadrën e Artetës por blutë e morën sërish avantazhin me golin e mbrojtësit Azpilicueta. Megjithatë Arsenali u tregua heroik  dhe barazoj falë golit të spanjollit Hector Bellerin. Chelsea mbetët në vend të katërt në zonën Champions por ka dy ndeshje që nuk fiton.

Ndërsa Sergio Aguero rrëzoi murin Sheffild United dhe Manchester City fitoi 1-0 me vështirësi. Ekipi i Guardiolës e ngushtoi në 13 pikë diferencën me Liverpool kryesues që zbret në fushë të enjten ndaj Wolves. Ndërsa sonte  zbresin në fushë Leicester që luan ndaj West Ham, Tottenham-Norwich  dhe Manchester United pret Burnley në “Old Traford”./Përgatiti Andi Kapxhiu/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump