Paqe midis Trump dhe Erdogan, takimi më 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë

Paqe midis Trump dhe Erdogan, takimi më 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar ftesën e Donald Trump dhe do të jetë në Uashington në 13 nëntor. Për të zhbllokuar situatën duhej një telefonatë "shumë pozitive" mes dy liderëve në mbrëmjen e së mërkurës. Erdogan dhe Trump diskutuan kryesisht për situatën në Siri. Ofensiva turke në verilindje kundër kurdëve YPG kishte shkaktuar një krizë që arriti kulmin në sanksione të vendosura nga Shtëpia e Bardhë, e cila u tërhoq më pas, pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga zëvendës Presidenti Mike Pence. Disa ditë më vonë, në Soçi, Erdogan kishte nënshkruar një pakt me liderin rus Vladimir Putin dhe pozicionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë ishin tensionuar përsëri.

Aleat thelbësor i NATO

Por Uashinton tani po përpiqet të rimarrë veten, pasi ai nuk mund të humbasë një aleat strategjik, shtyllën e NATO-s në Lindjen e Mesme. Nesër i dërguari special për Sirinë, James Jeffrey, do të arrijë në Ankara. Takimet janë planifikuar me përfaqësuesit e qeverisë turke dhe udhëheqësit politikë të milicive arabe-sunite që marrin pjesë në ofensivën turke në Veri-Lindje. Kjo shënon një afrim të pozicioneve amerikane dhe turke edhe në lidhje me kurdët sirianë, të cilat Ankaraja i konsideron "terroristë" për lidhjet e tyre me PKK. Sidoqoftë, milicitë arabo-suni, një kartel i grupit xhihadist, janë gjithashtu një problem, pasi ata u bënë protagonistët e krimeve të luftës, siç është vrasja brutale e politikanes kurde siriane ,35-vjeçares, Sirrin Khalaf.

Kurdët midis Moskës dhe Uashingtonit

Sidoqoftë, komandanti i Forcave Demokratike Siriane, Mazlum Abdi Kobani, hodhi poshtë ftesën e Bashar al-Asadit për të bashkuar forcat e tij me suhtrinë qeveritare.  ushtrinë e qeverisë. Kobani është i kërkuar nga turqit ndër të tjera për "terrorizëm", por ai ka mbajtur një ‘kanal të hapur’ me amerikanët dhe shpjegoi se ai do të punojë me ta në zonat ku mbetën trupat amerikane, në kufirin me Irakun. Mazlum Abdi Kobani pastaj shtoi se ai "beson rusët". Moska po ndërmjetëson midis kurdëve dhe Damaskut për një marrëveshje politiko-ushtarake. Kurdët kërkojnë që forcat e tyre të armatosura, 60,000 burra plus 40,000 oficerë policie, të mbajnë një rol autonom brenda atyre qeveritare. E njëjta gjë vlen edhe për administratën civile, e cila duhet të gëzojë një autonomi thelbësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj