
Vora dhe Flamurtari barazuan 0-0 në ndeshjen hapëse të raundit të 22-të në Superligë. Sfida tregoi se Vora ishte më kërkuese në fushë, paçka se nuk ia doli të shënonte. Vorakët e Bellait kanë tre barazime radhazi dhe mund të futen në 'vallen' e mbijetesës. Nga ana tjetër Flamurtari me dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit mbetet në vendin e tetë me 19 pikë. Nga ky rezultat përfiton Tirana e vendit të fundit, që sheh më pranë rivalët duke pasur edhe një ndeshje më pak.
Lajmi kryesor:
Superliga/ Vora dhe Flamurtari ngecin 0-0, sot Partizani pret AF Elbasanin! Dinamo kërkon të 'shkelmojë' krizën












