SHBA-Edhe pse është njeriu më i pushtetshëm në botë, edhe Barack Obama ka frikërat e tij si çdo njeri i zakonshëm.

Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme por që presidenti në ikje i SHBA-së është shprehur gjatë një interviste se ka frikë plakun prej bore.

Ky koment i Obamës ka frymëzuar stafin e tij, të cilët i kanë përgatitur një rreng.

Ata kanë vendosur disa pleq prej dëbore në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Kur Obama ishte në zyrën e tij, plaku prej dëbore qëndronte prapa xhamit. Obama e mori me të qeshur këtë rreng.

Obama
Obama

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com