RINAS- Policia kufitare gjatë 72 orëve të fundit, ka proceduar penalisht 10 persona për disa vepra penale.
 
Njoftimi i plotë i policisë
-              6 prej tyre të proceduar për veprën penale “ Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
 
-              2 persona janë kapur pasi kanë qenë të shpallur në kërkim përkatësisht për veprat penale:
“Vjedhja”, në bashkëpunim dhe Vjedhje të energjisë elektrike.
 
-              2 persona të tjerë, ku njëri prej tyre është arrestuar dhe tjetri ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale : Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.
 
Konkretisht:
 
1-            U referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin R.V, vjeç 35, banues në Krujë, pasi në PKK Rinas, iu gjeten e bllokuan vlera monetare në euro dhe lekë, të padeklaruara. Neni 197/a i Kodit Penal.
 
2-            U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin L.L, vjeç 36, banues në Durrës, pasi ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.
 
3-            U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 26, banues në Kavajë, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.
 
 
4-            U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.K, vjeç 19 , banues në Durrës, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.
 
5-            U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.S vjeç 25, banues në Kavajë, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.
 
6-            U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.N vjeç 38, banues në Kavajë, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.
 
1-            U kap shtetasi në kërkim N.DH vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
 
2-            U kap shtetasja në kërkim M.Q vjeç 24, banuese në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, në bashkëpunim. Neni 134/2 Kodit Penal.
 
1-            U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit GjyqësorTiranë, për shtetasin B.K, vjeç 23 , banues në Tiranë, pasi ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi dhe një kartë shëndetësore italiane, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.
 
2-            U arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi dhe një kartë shëndetësore italiane, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.
 


dy.b/shqiptarja.com