Paradoksi i sistemit, Balliu deputet
me minus 5 mijë vota në Pogradec

Paradoksi i sistemit, Balliu deputet<br />me minus 5 mijë vota në Pogradec
Partia Demokratike arriti të marrë në Qarkun e Korçës 4 deputetë në zgjedhjet e të dielës, një më pak se 4 vite më parë. Në rrethin e Pogradecit, aty ku kandidonte për deputet Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, PD ka regjistruar edhe humbjen më të thellë.

Nga të dhënat zyrtare të publikuara nga KQZ, në të gjitha QV-të e Pogradecit, PD ka humbur me rezultat të thellë. Në Bashkinë e Pogradecit dhe shtatë Njësitë Administrative të këtij rrethi, PD ka marrë 10 173 vota, ndërsa PS 15 633 vota, diferenca 5 460 vota në favor të socialistëve. Kandidatura e Balliut u refuzua fort nga strukturat e PD-së dhe elektorati i djathtë, ndërsa ai ra në sy edhe për fushatën e tij skandaloze të cilën e nisi me gafa në të shkruar shqip, ndërsa gjatë një mitingu bëri deklaratën "lapidare" kur tha se "në 26 qershor mbi Pogradec do lindë një diell demokratik". 

Në Bashkinë e Pogradecit e cila drejtohet nga demokratët që prej qershorit 2015, PD ka marrë 3 318 vota, PS 4 152 vota, pra një diferencë prej 834 votash në favor të socialistëve. 

pogradec
(Rezultati i votimeve në Pogradec)

Por si të mos mjaftonte shuplaka e Pogradecit dhe Njësive të tjera Administrative, Balliu nuk është votuar as në fshatin e origjinës së tij, në Mokër. 

Në Njësinë Administrative Velçan, PD ka humbur në të gjitha QV-të. Ajo ka arritur të marrë 371 vota kundrejt 660 që kanë shkuar për PS-në.  

Por si u zgjodh deputet Klevis Balliu kur zona e tij elektorale nuk e votoi?

Përgjigjia është e thjeshtë. Është pikërisht handikapi i sistemit elektoral që e nxori emrin e tij, i renditur i katërti në Qarkun e Korçës, fitues. PD arriti të dalë forcë e parë politike në Bashkinë e Devollit, duke marrë 8 381 vota kundrejt 5 791 vota të socialistëve. Pikërisht kjo diferencë prej 2587 votash bëri që Balliu të merrte mandatin e deputetit. 

devoll
(Rezultatet e votimeve në Devoll)

Ai do të jetë deputet i Kuvendit të ardhshëm, edhe pse zona e tij elektorale nuk e votoi, por përkundrazi e nxori humbës me një hendek prej 5 460 votash. Sigurisht për Balliun s'do jetë e lehtë të përballet me një elektorat i cili s'e ka votuar, por gjithsesi ai mandat atij nuk i duhet për pogradecarët, por si suport dhe mburojë për pazaret e babait.

Mbetet për t'u regjistruar sa herë do shkelë te zgjedhësit Klevis Balliu. 

Si votoi rrethi i Pogradecit:

Pogradec

PS - 4 152 vota

PD - 3 318 vota

LSI - 2 150 vota

Udënisht 

PS - 1 546 vota

PD - 1 068 vota

LSI - 551 vota

Proptisht

PS - 1 153

PD - 726 

LSI - 436

Buçimas 

PS - 2 439 vota

PD - 2 398 vota

LSI - 1558 vota

Çërravë  

PS - 1 585 vota

PD - 1 382 vota

LSI - 749 vota

Dardhas 

PS - 580 vota

PD - 517 vota

LSI - 264 vota

Trebinjë

PS - 5 18 vota 

PD - 393 vota

LSI - 268 vota

Velçan

PS - 660 vota

PD - 371 vota

LSI - 275 vota

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën