Parajsa fiskale/ Ja biznesmeni
shqiptar dhe lidhjet politike të tij

Parajsa fiskale/ Ja biznesmeni<br />shqiptar dhe lidhjet politike të tij
Në skandalin e Panamasë është e përfshirë edhe Shqipëria. Bëhet fjalë për kompaninë e quajtur "GFI Technologies" i regjistruar në maj të 2013-ës në ishullin Anguila, për të investuar në Shqipëri në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë, kryesisht në ato të karburanteve.

Haaretz.com ka mundur të zbulojë edhe emrin e njërit prej personave nga Shqipëria që bën pjesë në listën e ‘Panama Papers’.

Ish-kompania e markimit të karburanteve në Shqipëri i'u dha licenca nga ish-kryeministri Berisha në vitin 2013-në, ndërsa pas 2 vitesh, në 2015-ën, qeveria e re socialiste me kryeministër Edi Ramën, i hoqi licencën duke zgjidhur kontratën me këtë kompani.

Në shkrim përmendet emri i një avokati të quajtur Assaf Halkin i cili së bashku me nje shtetas shqiptar me emrin Ismail Mulleti dhe një firmë kanadeze ‘Global Fluids International S.A’, janë pronarët e kompanisë "GFI Technologies".

ismail mulleti
(Pasaporta e biznesmenit shqiptar, Ismail Mulleti)

assaf halkin
(Pasaporta e avokatit izraelit të GFI,  Assaf Halkin)

Sipas gazetës TemA dhe botuesit të saj, Mero Baze, Ismail Mulleti është një prej aksionerëve të "GFI Technologies", i cili njihet gjithashtu si ish ndërtues në Tiranë dhe njëherazi ish aksioner i një prej hoteleve më të mëdha në vend, Hotel "Tirana".

Po sipas Bazes, Mulleti është një nga biznesmenët e afërt me Partinë Demokratike dhe familjen Berisha.

Ai shkon edhe më tej kur pretendon se pas tij fshihet deputeti Genc Pollo dhe djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

“Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”, shkruan botuesi i TemA-s, Mero Baze.

Sipas investigimeve të gazetarëve të huaj, bashkëpronare e shoqërisë "GFI Technologies" rezulton Global Fluids International S.A’. e cila në vitin 2013 mori në Shqipëri koncesionin e markimit të karburanteve.

Kjo kompani në vitin 2015 ja shiti thuajse të tëra aksionet e kompanisë GFI Abania, partneres së saj “Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP)” duke mbajtur vetëm 0.7% të tyre.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit administratorë të GFI Abania janë Vangjel Birbo dhe Dorian Deltina, ndërsa njëri prej drejtuesve quhet Uzyel Ben Itzhak (gjeneral në pension i forcave speciale të Ushtrisë së Izraelit).

"Petroleum Consulting Partners AG" është një kompani e regjistruar në Zvicër në vitin 2012, me drejtor ekzekutiv Morax François. 

Një grup gazetarësh ndërkombëtarë publikuan të dielën një raport në lidhje me transferta të mëdha parash nga lider botërorë e, politikanë, e kompani private nëpër parajsa fisale. Në hartën e publikuar nga Panama Papers Shqipëria rezulton se ka 2 kompani, 3 përfitues dhe 22 pronare aksionesh, t​ë dhënat zbulohen nëse klikon mbi Shqipërinë.


shqiperia

Pritet që me zbulimin e dokumenteve të tjera, të zbulohen edhe detaje të reja në lidhje me përfshirjen edhe të vendit tonë në këtë skandal.

panama

Deri tani janë zbuluar emra të politikanëve botërorë dhe figurave publike që fshehin paratë në Panama për të shmangur detyrimet nga taksat në vendet e tyre.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë