Ambasada Amerikane me anë të një statusi në Facebook sqaron se personat të cilët ndodhen në SHBA me vizë turistike duhet tu përmbahen kushteve të kësaj vize. Sipas Ambasadës Amerikane ata që kanë vizë turistike nuk duhet të punojnë apo të studiojnë në SHBA, përndryshe do të kenë penalizime.

"Sigurohuni që t’u përmbaheni kushteve të vizës tuaj turistike! Largohuni nga SHBA-të në kohë, mos punoni dhe mos studioni me vizë turistike. Me kënaqësi do të mirëpres pyetjet tuaja!", shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com